Aktualitet

Seanca parlamentare, sot kalohet legalizimi i kanabisit dhe projektligji për studentët

Shkruar nga Liberale
Seanca parlamentare, sot kalohet legalizimi i kanabisit dhe projektligji

Parlamenti do të zhvillojë sot seancën e radhës, ku në rendin e ditës janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje. Ndër temat më të rëndësishme që do të diskutohen janë legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore si dhe projektligji për studentët e mjekësisë.

Sipas këtij projektligji studentët e mjekësisë do të duhet të punojnë brenda vendit, për pesë vite pas përfundimit të studimeve që të pajisen me diplomë. Sipas qeverisë kjo bëhet me qëllim që të parandalojnë largimin e mjekëve të rinjë nga Shqipëria.

Por studentët kanë e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë nisëm të qeverisë. Gjithashtu edhe opozita e ka kundërshtuar si projektligjin për studentët e mjekësisë po ashtu edhe atë të kanabisit mjekësor.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se do të kërkojnë në Parlament që të zhvillojnë interpelancë me kryeministrin për inceneratorët.

Konferenca e kryetarëve që u mblodh dy ditë më parë i rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin për inceneratorët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH