Aktualitet

Sa shqiptarë po e përjetojnë nga afër luftën në Izrael? Flet Ambasadorja e Shqipërisë në Tel-Aviv: Ditë të vështira!

Shkruar nga Liberale
Sa shqiptarë po e përjetojnë nga afër luftën në

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, thotë se përplasja e Hamasit me shtetin izraelit ka sjellë ditë shumë të vështirë dhe ngarkesë të madhe emocionale.

Ambasadorja Meri Kumbe nuk ka një shifër konkrete për numrin e shqiptarëve në Izrael, por thotë se ajo që dihet saktësisht është numri i komunitetit shqiptaro-hebre që janë rreth 630 persona. Në një lidhje direkte nga Tel Avivi për edicionin e lajmeve në Tv Klan, ambasadorja Kumbe shprehet se pothuajse në të gjitha misionet diplomatike, ka prevaluar misioni humanitar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët janë gjendur në territorin e Izraelit.

Si është situata dhe si po ndikon kjo në punën tuaj në këtë ditë të vështirë për të gjithë Izraelin?

Janë ditë të vështira, ka shumë ngarkesë emocionale, ka shumë siklete njerëzore. Përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Padyshim që ka shumë vështirësi sepse ambasadat në punën e tyre të përditshme janë në komunikim të vazhdueshëm më strukturat e shtetit ku ato ndodhen dhe në këto momente, kjo është një sfidë më vete për të çuar punët përpara, por që nga dita e shtunë, pothuajse në të gjitha misionet diplomatike, ka prevaluar misioni humanitar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët janë gjendur në territorin e Izraelit.

A ka shqiptarë të prekur nga sulmet?

Deri tani jo. Nuk kem pasur asnjë raportim të tillë. Kryesisht shqiptarët ndodhen në qendër të Izraelit, kurse komuniteti shqiptaro-hebre në qendër të Izraelit dhe kryesisht në veri të vendit, flas për numrat më të mëdha të komunitetit. Padyshim pastaj që ka edhe shqiptarë në Jeruzalem që jetojnë dhe punojnë aty.

Sa shqiptarë afërsisht ka në Izraal dhe sa prej tyre kanë dashur që të riatdhesohen në këto momente?

Është pyetje shumë e vështirë. Ajo që dimë saktësisht është numri i komunitetit shqiptaro-hebre që janë rreth 630 persona dhe në Izrael kemi rreth 50 emigrantë. Pjesa tjetër, nxënës janë vetëm 10, ndërsa studentë deri tani kemi identifikuar 5 deri në 6 prej tyre, të cilët janë riatdhesuar. Kanë ardhur në Shqipëri. Sa i takon numrit të turistëve të cilët janë ndodhur në Izrael në momentet e sulmit dhe janë kthyer në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre janë kthyer dhe sot besoj janë larguar nga Izraeli. Të paktën 3 qytetarët e fundit që kemi pasur kontakt dhe i kemi asistuar në kthimin drejt Shqipërisë, pjesa tjetër ndodhen në Izrael. Komuniteti shqiptaro-hebre, deri tani, përveç komunikimeve të shpeshta që kemi pasur në aspektin njerëzor për të pyetur njëri-tjetrin si jemi, deri tani nuk ka pasur kërkesa, por një numër shumë i vogël, kryesisht të moshuar ose nëna me fëmijë të vegjël, por e kam të pamundur për t’u shprehur me shifra të sakta.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH