Aktualitet

Rrjedhje nga opozita, 4 deputetë pro marrëveshjes së 5 qershorit

               Publikuar në : 18:22 - 09/07/20 liberale

Pavarësisht se përfaqësuesit e opozitës parlamentare kanë deklaruar se nuk do të votojnë Reformën Zgjedhore, 4 deputetë kanë deklaruar sot se janë pro marrëveshjes së 5 qershorit, realizuar nga Këshilli Politik.

Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Artur Roshi është shprehur se do të jenë pro marrëveshjes si parti, jo se morën atë që deshën, por sepse nuk duan që të pengojnë integrimin e Shqipërisë.

Marrëveshja është e përshëndetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe nga gjermanët…Nuk është se mbron interesat e partive të vogla..Do te jemi pro kësaj marrëveshje. Jo se morëm atë që deshëm, për të mos thënë që nuk është ajo që kam predikuar para publikut…”, tha Roshi.

Po ashtu, edhe deputetët Fatjona Dhimitri e Besnik Troplini deklaruan votën pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 qershorit.

Pas qëndrimit të tyre, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Suzana Topi, e cila deklaron në rrjetet sociale se do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back