Gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka thënë se situata ishte e keqe, por mund të kishte shkuar edhe më keq.
Sipas tij, zona sizmike në Bllakan ishte aktive, pas tërmetit të gushtit në Amatrice, Itali.
"Zona ballkanike kishte qenë tashmë aktive prej dy muajsh, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, në Itali me magnitudë 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me magnitudë 6.5 (si ai i Durrësit). Apeninet dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka e Adriatikut, një grup blloqesh gjeologjike që lëvizin drejt veriut dhe rrotullohen në të kundërt.
Pllakata përfshin 1.000 km por është e përbërë nga disa blloqe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshiu një zonë prej rreth 830 km duke prekur zonën e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6 ballë. Më i forti, në vitin 1979 në Mal të Zi me magnituda 6.9 me 135 viktima dhe 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi edhe në Umbria në vitin 1997, L'Aquila në vitin 2009 dhe Umbria në vitin 2016”, ka thënë ai.
Sipas Amato, e keqja më e madhe kaloi. "Do të ketë lëkundje që do të vazhdojnë me muaj, ndoshta dhe me vite. Kjo është normale. Me kalimin e kohës lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi", u shpreh sizmologu./Gazeta Liberale