Robert Aliaj ka qenë i ftuar te "Rudina" në Tv Klan, ku sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij.
Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.
Biseda në studion e Rudinës:
Robert Aliaj: Unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.
Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!
Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.
Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.
Robert Aliaj: Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz. Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve.