Rita Ora rikthehet në Tiranë, ja kur do të mbahet koncerti
Shkruar nga Liberale
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora do të këndojë në Tiranë më 6 shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me një postim në Instagram.
“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 shtator, Sheshi Skënderbej”, shkruan Rita Ora.
Kujtojmë se, kjo është hera e dytë që Rita Ora mban një koncert në Tiranë. /Liberale.al