
Anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur këtë të premte për të zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Ai mbante postin e nënkryetarit të PD-së, duke ushtruar kështu detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar, por pas dorëheqjes që erdhi fill pas zgjedhjeve të 14 majit largohej automatikisht nga drejtimi i grupit dhe partisë.
19 deputetë të grupit parlamentar janë mbledhur dhe kanë vendosur unanimisht zgjedhjen e gazment Bardhit në krye të grupit.
Ajo që bie në sy në list-prezencën e deputetëve është prania e Lulzim Bashës dhe mungesa e Enkelejd Alibeajt.
Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë:
Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.
Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.
Mësohet se, në mbledhje kanë munguar deputetët:
Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.