Aktualitet

Rënia e rasteve, mbyllet spitali COVID 3

Shkruar nga Liberale
Rënia e rasteve, mbyllet spitali COVID 3

Rënia e numrit të infektimeve, e njëkohësisht rasteve të rënda që kanë nevojë për trajtim, ka sjellë mbylljen e spitalit COVID-3. Ky është spitali i dytë që mbyllet, pas COVID-4.

Ndërkohë, vazhdojnë të jenë hapur dy spitalet e tjera, të përshtatura për trajtimin e pacientëve me Covid, spitali i Infektivit dhe spitali "Shefqet Ndroqi".

Mësohet se spitalet COVID-3 dhe COVID-4 nuk do të mbyllen përfundimisht, por do të qëndrojnë në gatishmëri nëse vendi përballet me ndonjë valë tjetër infeksionesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH