Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistes, transportohet në spital

Shkruar nga Liberale
Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistes, transportohet në

Një nga grevistët e urisë në Ballsh, Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Ajo u dërgua me automjet privat nga kolegët pasi gjendja e saj shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Sipas Abcnews, gjendja shëndetësore e grevistes është e rëndë, ndërsa mjekët e spitalit janë duke i dhënë ndihmën mjekësore.

Gratë greviste janë shprehur të vendosura për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Që prej fillimit ato kanë kërkuar t'u jepen pagat e prapambetura ndryshe nuk do e lënë grevën e urisë.

Greva është në ditën e 28-të ndërsa gratë janë në ditën e 10-të të grevës së urisë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH