Aktualitet

Reagim i fortë nga Greqia, Dendias: Arrestimi i Belerit skandal absolut, nëse nuk ka prova të forta

Shkruar nga Liberale
Reagim i fortë nga Greqia, Dendias: Arrestimi i Belerit skandal absolut,

Me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për kryetar të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve, ka reaguar ministri i jashtëm i Greqisë, teksa ndodhej në një takim joformal të ministrave të jashtëm për Ukrainën. Siç tha zoti Dendias nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut. E përsëris diçka që e pranoi edhe kryeministri Rama (në bisedë me të) arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie, dy ditë para zgjedhjeve nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal.

Dendias vuri në dukje se tashmë ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Joseph Borrell, si dhe ministrin e Jashtëm suedez, ndërsa theksoi se qeveria greke do ta monitorojë nga afër këtë çështje.

Diskutimi i sotëm, edhe në Këshillin joformal, për Ukrainën është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Sepse në Ukrainë, çështja evropiane gjykohet në tërësi për sa i përket integritetit territorial, por edhe të drejtave të njeriut.

“Megjithatë, do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje tjetër, jashtëzakonisht serioze. Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek. Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut”, tha Dendias për mediat greke.

Prokuroria e Vlorës lëshoi mbrëmjen e djeshme një urdhër arresti për Belerin me akuzën e blerjes së votës.

Ndërkohë në deklaratën e tij kryeministri Rama e cilësoi arrestimin e Belerisit si shembull “të vendosmërisë së drejtësisë për të zbatuar ligjin”.

Ai ka kërkuar, siç thotë, që arrestimi të “dokumentohet me prova dhe të mbrohet ligjërisht”. Ai i bëri thirrje politikës që të mos nxitojë në përfundime dhe të lërë të paprekur punën hetimore të organeve kompetente.

Në fund Rama pohoi se ngjarja nuk ka lidhje me fushatën elektorale.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH