Aktualitet

Rama takon Ermal Metën: Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë

Shkruar nga Liberale
Rama takon Ermal Metën: Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt

Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Rama publikon një foto krah këngëtarit Ermal Meta, ndërsa thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.

Ndërkohë, në foto shihet se këngëtari i famshëm në Itali mban në dorë një bllok të dhuruar nga kryeministri Rama, siç duket, me veprat artistike të këtij të fundit.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë? Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme?”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH