Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Durrës rindërtimin e banesave që u dëmtuan pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në një video të shpërndarë në “Facebook”, kreu i qeversisë njoftoi se deri në muajin mars do të jenë gati 1679 apartamente.
“Durrës, Plazh – Duke ndjekur ecurinë e rindërtimit të fazës 1 që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri në 26 mars, në godinat e pabanueshme por me nivel dëmi të ulët. Vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit.”
Në krah të kryeministrit ishte edhe kryebashkiaku i komanduar në Durrës, Zhyljen Varfi, i cili vuri theksin tëk mungesa e fuqisë punëtore./Gazeta Liberale