Aktualitet

Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, nuk do isha këtu

Shkruar nga Liberale
Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, nuk do

Në një intervistë për A2CNN kryeministri Edi Rama ka thënë se nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën ai nuk do të ishte i pranishëm në takimin e Novi Sadit, ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Deri më 10 nëntor, a do të keni ju një ftesë publikë për Kosovën apo do të mjaftoheni me këtë çfarë deklaruar sot nga Novi Sadi?

Edi Rama: Kryeministri Zaev e tha se në takimin e Ohrit do të ftohen të gjithë. Padiskutim, çfarë është shkruan në deklaratë është më shumë, me gjithë respektin për njëri-tjetrin, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e konfirmuar nga tre palët. Serbia nuk ka vënë asnjë veto për këtë. Përndryshe, unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ishim duke shtrënguar duart. Për mua dhe për shqiptarët, kjo është një çështje që nuk negociohet. Kështu që, për sa kohë nuk ka asnjë veto lidhur me këtë, është një kapërcim i madh sepse asnjëherë nuk është folur për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin.

Burimi A2CNN

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH