Aktualitet

Rama flet sot në Këshillin e Evropës, kërkon anulimin e raportit të Dick Marty për trafikim organesh

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot rreth orës 15:30- 16:30 në Këshillin e Evropës ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Rama ka publikuar fotografi të disa viktimave të luftës në Kosovë dhe thotë se është rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës.

Vetë Rama e kishte paralajmëruar një kërkesë të tillë në KiE kur Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.

Kujtojmë se në gusht Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH