Qeveria ka vendosur që kinematë të rihapen për publikun. Urdhri për hapjen e tyre është botuar këtë të mërkurë në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohet se “aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19″
“Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet. 2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, Ogerta Manastirliu”, thuhet ndër të tjera në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.