Aktualitet

PS refuzoi hapjen 100% të listave/ Bardhi: Ramës i ra maska

Shkruar nga Liberale
PS refuzoi hapjen 100% të listave/ Bardhi: Ramës i ra maska

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi PS nuk pranoi propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave.

Me një shënim në Twitter, Bardhi i bën thirrje Ramës që të pranojë propozimin për hapjen 100% të listave dhe të “tërheqë amendamentin e njëanshëm nga koalicioni opozitar”.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas kësaj me një shënim të Twitter ku tha: “si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut!

Postimi i plotë i Bardhit

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH