Aktualitet

Përfundon verifikimi i kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh/ Nesër nis rinumërimi në Tiranë

Shkruar nga Liberale.al

Përfundon verifikimi i kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh/

Ka përfunduar procesi i verifikimit të 94 kutive të votimit për zonat e Peqinit dhe Gramshit. Procesverbalet me të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen Partisë Demokratike (PD), e cila do të analizojë parregullsitë dhe do të paraqesë kërkesat e saj në seancën e ardhshme të KAS-it (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve).

Gazetarja Elda Menga nga Top Channel raporton se nesër do të nisë procesi i rinumërimit për kutitë e votimit të qarkut Tiranë.

Gjatë verifikimeve, vëzhguesit e PD vunë re disa parregullsi. Në 15 raste, fletët e votimit kishin vetëm një vulë dhe jo dy, siç kërkohet nga rregullat. Në disa kuti mungonin fletët e papërdorura, dhe në disa raste të tjera është vërejtur se kanë votuar persona që nuk ishin në listën e votuesve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH