Porti i Durrësit mirëpriti kroçerën luksoze “Emerald Azzurra”, një superjaht modern 110 metra i gjatë, që ka shënuar ndalesën e tij të parë pikërisht në qytetin bregdetar.
Kroçera me 83 pasagjerë dhe 75 anëtarë ekuipazhi, do të qëndrojë në Durrës deri në orën 19:00, për të vijuar më pas drejt Brindizit në Itali. Gjatë orëve të qëndrimit, turistët do të eksplorojnë jo vetëm bregdetin dhe trashëgiminë e Durrësit, por edhe historinë e pasur të Krujës.
“Emerald Azzurra”, e ndërtuar në vitin 2022 dhe me pronësi australiane, përfaqëson një standard të ri të turizmit detar luksoz. Me ambiente të dizajnuara nga firmat më prestigjioze dhe një pishinë mbresëlënëse në bord, ajo sjell në Shqipëri aromën e një sezoni elitar turistik.