Aktualitet

Masa të reja për verën 2025: Kufizime në qarkullim dhe më shumë siguri në plazhe

Shkruar nga Liberale.al

Masa të reja për verën 2025: Kufizime në qarkullim dhe

Nga kjo fundjavë deri më 15 shtator, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të mëdha që transportojnë mallra gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Ky vendim është marrë për të lehtësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë në rrugë gjatë sezonit turistik.

Policia po merr masa për të përmirësuar sigurinë në zonat bregdetare, pranë liqeneve dhe lumenjve. Gjithashtu, në pikat kufitare do të shtohen sportelet dhe punonjësit për të përballuar fluksin e madh të turistëve.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë verë patrullimi 12-orësh do të bëhet vetëm në zonat bregdetare. Në plazhe do të patrullojnë edhe policë me biçikleta, ndërsa dronët do të përdoren për të kontrolluar sigurinë dhe për të kapur shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Policia rrugore do të përdorë pajisje inteligjente dhe alkooltestues për të kontrolluar shoferët gjatë gjithë ditës dhe natës në rrugët kryesore dhe në qytete, për të parandaluar aksidentet dhe veprimtaritë e paligjshme.

Po vazhdon edhe operacioni “Plazh i lirë”, për të larguar zaptuesit e paligjshëm nga bregdeti. Po ashtu, policia do të kontrollojë zhurmat dhe oraret e muzikës në lokale, duke përdorur pajisje speciale për matjen e zhurmës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH