Aktualitet

Kërkoi lirinë, Apeli merr vendimin për “bosin e mikrokredive”

Shkruar nga Liberale

Kërkoi lirinë, Apeli merr vendimin për “bosin e

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Meskuti ndodhet në paraburgim për çështjen e njohur si “dosja e mikrokredive”, ku dyshohet se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes një skeme të mirëorganizuar financiare. Prokuroria e Posaçme e akuzon atë dhe bashkëpunëtorët e tij për krijimin dhe drejtimin e një skeme piramidale përmes disa shoqërive financiare.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredite nisi në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëri, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive, duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Theksojmë se kjo është hera e parë që gjykatat refuzojnë lirimin e bosit të mikrokredisë nga qelia.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH