Aktualitet

Privatizimi i pronës dhe furrës së bukës, zbulohet arsyeja që ish-ministri Shkëlqim Cani u thirr në SPAK

Shkruar nga Liberale
Privatizimi i pronës dhe furrës së bukës, zbulohet arsyeja

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur mëngjesin e së hënës në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e së hënës. Për mediat, pas daljes nga institucioni, Cani nuk pranoi të zbulonte arsyen e thirrjes, ndërsa mohoi të ishte çështja e incenereatorëve.

“Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris. Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull”, tha ai.

Sipas burimeve jozyrtare të Euronews, Cani është thirrur për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese në Tiranë. Kallëzimi është bërë në muajin shtator 2022 nga një grup ish-pronarësh të tokës ku ndodhej një furrë buke.

Ata pretendojnë se e kanë fituar të drejtën e tokës jo vetëm me vendim të AKKP, por edhe me vendim gjykate të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Nga ana tjetër, disa ministri, përfshirë dhe Ministrinë e Financave, janë përfshirë në një procedurë ankandi të privatizimit të objektit dhe tokës. Këtë procedurë e ka fituar një subjekt tjetër dhe jo pronarët e tokës.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH