Aktualitet

Presidenti i KiE: Do t’i japim statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë

Shkruar nga Liberale
Presidenti i KiE: Do t’i japim statusin kandidat Ukrainës dhe

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke arritur në samitin e krerëve të shteteve të BE-së për integrimin europian, ka folur për vendimet që do të merren për Ukrainën dhe Moldavinë.

“Ky është një moment përcaktues për Bashkimin Evropian. Unë kam besim se sot do t’i japim statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe do të shprehim një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë", tha Michel.

Takimi i nivelit të lartë vjen një javë pas një udhëtimi të përbashkët në Kiev të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi. Tre liderët, duke folur në emër të tri ekonomive më të mëdha të BE-së, thanë “po” për dhënien e statusit të kandidatit.

Në samitin dy ditor në Bruksel në krye të agjendës janë vendosur lufta, kriza ushqimore, rritja e inflacionit dhe arkitektura e sigurisë së Evropës.

Në këtë samit merr pjesë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, procesi për të cilat është bllokuar nga Bullgaria.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH