Kronikë

Polici ‘tapë’ në timon prangoset nga kolegët

Shkruar nga Liberale
Polici ‘tapë’ në timon prangoset nga kolegët

Një punonjës policie në Tiranë është kapur i dehur në timon.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K.D.,  33-vjeç, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit zyrtar ai është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz”, nën efektin e pijeve alkoolike.

Gjithashtu ai shkaktoi një aksident me makinën e tij tip “Mercedes Benz”, duke shkatërruar infrastrukturën rrugore.

“Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhej në njoftimin e AMP.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH