Aktualitet

Pistë e re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko: Bashkëpunoi me një klient të kazinosë që fitoi shuma të mëdha

Shkruar nga Liberale
Pistë e re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko: Bashkëpunoi me

Një pistë e re hetimi po ndiqet për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Hetuesit kanë dyshime se 22-vjeçarja, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante një lojtari. Ky i fundit kishte futur në lojë shuma të mëdha parash.

Autoritetet kanë identifikuar lojtarin në fjalë dhe pritet që të merret në pyetje nga policia. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, gjë që çoi deri në vdekjen e saj.

Sipas Klan News, dyshohet se manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë që gjatë fundjavës u morën në pyetje gjashtë persona në lidhje me këtë ngjarje. Policia rimori në pyetje shoferin e kazinosë, Rodi Braçi dhe 5 persona të tjerë, lidhje familjare dhe shoqërore të tij. Më pas të gjithë ata janë lënë të lirë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH