Aktualitet

Përse duhet të shkojmë sërish në Hënë?

Shkruar nga Liberale
Përse duhet të shkojmë sërish në Hënë?

Presidenti John F. Kennedy mbajti një fjalim të famshëm në vitin 1962, lidhur me sfidën e administratës së tij për të zbarkuar amerikanët të parët në Hënë. “Ne zgjedhim të shkojmë në hënë”, deklaroi ai, “jo sepse është e lehtë, por sepse është e vështirë”.

Po aq e vështirë rezultoi përgatitja teknologjike siç provoi Apollo. Brenda shtatë viteve NASA ia realizoi dëshirën Kenedit dhe përfundimisht dërgoi një duzinë astronautësh në sipërfaqen e satelitit tokësor, përmes gjashtë misioneve, midis 1969 dhe 1972, me një kosto prej rreth 25 miliardë dollarësh - afërsisht 250 miliardë dollarë me dollarët e sotëm.

Gjashtëdhjetë vjet pas fjalimit të Kenedit, NASA po përgatitet sërish për të dërguar njerëz në Hënë. NASA po planifikon të shtunën pasdite për të nisur Artemis I, pa ekuipazh, pasi një nisje e planifikuar të hënën u anulua për shkak të një problemi me motorin. Misioni është fluturimi i parë testues i harduerit që do të përdoret për të dërguar astronautë gjatë viteve të ardhshme.Shumë njerëz po pyesin: Pse duhet të kthehemi sërish në hënë, ose janë kureshtarë të dinë se pse po dështojmë të shkojmë pas 50 viteve në hënë kur teknologjia ka njohur në pesë dekadat e fundit progresin më të madh në historinë e njerëzimit?

Teoritë e konspiracionit thonë se rivaliteti mes rusëve dhe amerikanëve, gjatë Luftës së Ftohtë, se kush prej tyre do të shkelte i pari në Hënë, bëri që të sajonin dhe të modifikonin në ndonjë shkretërë ‘uljen’ dhe të shisnin për arritje pamundësinë për të arritur në satelitin e vetëm të Tokës.

Gjithsesi, përtej këtyre teorive, ka shumë kuriozitet shkencor për të realizuar në Hënë. Mostrat e shkëmbinjve të sjellë nga astronautët e Apollos dekada më parë u mësuan shkencëtarëve shumë për historinë gjeologjike të Tokës dhe Hënës.

Ajo që mund të mblidhet nga astronautët e sotëm mund të na thotë edhe më shumë, thotë David Kring, një gjeolog hënor i Qendrës për Shkencën dhe Eksplorimin Hënor në Hjuston, Teksas.

Është më e lehtë të vendosësh një anije kozmike pranë ekuatorit të hënës, prandaj aty ndodhën të gjashtë uljet e Apollon-it. Por tani, NASA ka synime edhe më ambicioze.

Vetëm ditë më parë, NASA njoftoi 13 vende të mundshme uljeje, secila në rajonin e polit jugor, ku akulli është konfirmuar thellë brenda kratereve që nuk shohin kurrë rrezet e diellit. Një fluturim hënor me ekuipazh, Artemis II, parashikohet për vitin 2024. Dhe ulja e parë me ekuipazh, Artemis III, mund të realizohet në vitin 2025.

Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH