Aktualitet

Përjashtimi nga grupi, Berisha: Basha u futi thikën demokratëve

Shkruar nga Liberale
Përjashtimi nga grupi, Berisha: Basha u futi thikën demokratëve

Gjatë “Foltores” me mbështetësit e tij, Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë çështjes së përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur “non grata”.

Berisha u shpreh se me vendimin e tij për ta përjashtuar nga grupi, Lulzim Basha iu futi thikën mijëra demokratëve.

“E bëra të qartë se në parlament do të isha pa asnjë lloj diskutimi. Shumë gjëra i keni dëgjuar. Lulzim Basha në një akt të pashembullt në historinë e një vendi, pa pyetur asnjë, del dhe komunikon përjashtimin tim nga grupi duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD. Basha iu futi thikë pas shpine forumeve. Thirri koordinatorët dhe Kryesinë e grupit që nuk kanë fuqi vendimmarrëse, i mbylli në dhomë dhe më pas mbajti deklaratën e turpshme dhe më pas u fut tek ta dhe ua komunikoi. Kujt i futi thikën tjetër? Ua futi thikën anëtarëve të PD, vullnetit tuaj të shprehur në statutin e partisë, në forume, këshill. Ky i asgjësoi të gjithë”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH