Aktualitet

PD me një anëtar për zgjedhjet në Kukës: Do e ankimojmë vendimin e KQZ-së

Shkruar nga Liberale
PD me një anëtar për zgjedhjet në Kukës: Do e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përcaktuar numrin e komisionerëve që partitë politike kanë të drejtë të kenë në zgjedhjet vendore të 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit.

Sipas komisionerit, Ilirjan Celibashi, Partia e Lirisë figuron si partia më e madhe opozitare bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Kështu PL-së i takojnë dy komisionerë, Partisë Demokratike një dhe tre komidionerët e tjerë janë për Partinë Socialiste.

“Përcaktimi i partive politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtare do bazohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të majit dhe konkretisht në numrin e votave të këshillave”, shpjegoi Celibashi.

Vendimi në fakt është kundërshtuar nga selia blu e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Në një reagim nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, Rezart Kthupi, PD thotë se po “zbatohet projekti politik i Sali Berishës, që synon transferimin e votave të demokrateve te Partia e Ilir Metës”.

“Nëse me 14 maj u përdorën politikisht votat e demokratëve për të zgjedhur kandidatët e Ilir Metës sot u tentua që këto vota t’i jepen këtij të fundit edhe ligjërisht duke pasur përfaqësim të komisionerëve në numër më të madh se PD”.

Sipas Kthupit, Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj për të mbrojtur votën e çdo demokrati si në kontekstin politik por dhe në rrafshin ligjor.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH