Sport

Partizani sot në fushë, Zekiç: Të tregojmë autoritet në ndeshjen e sotme

Shkruar nga Liberale
Partizani sot në fushë, Zekiç: Të tregojmë autoritet

Partizani sot pasdite zhvillon ndeshjen e parë në Conferencë League në raundin e dytë përballë kampionëve të Andorrës Atletic Club d’Escaldes, pas eliminimit nga Champions League me BATE Borisov.

Skuadra e Partizanit do të zhvillojnë takimin e parë në Andorra në një fushë sportive më tepër se sa në një stadium të mirëfilltë përballë një skuadër që edhe pse me statusin e kampiones konsiderohet e një niveli poshtë krahasuar me kampionët e Shqipërisë

Pasditen e djeshme trajneri Zekiç, zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore aty ku sot në orën 17:00 dot të luhet edhe ndeshje. Përpara kësaj seance stërvitore trajneri kroat ka zhvilluar edhe konferencën e tij të fundit për shtyp për këtë takim.

“Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e sotme. Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e që kemi. Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar edhe kundërshtarin për të kuptuar se ku I ka pikat e forta dhe të dobëta. Duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”- shprehet trajner i Partizanit.

Ndërkohë, ndeshja e parë do të luhet sot dhe ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH