Arte

Panairi- “Here and There”, Shqipëria dhe SHBA-të e Elona Kolës

Shkruar nga Liberale
Panairi- “Here and There”, Shqipëria dhe SHBA-të e Elona

Here and There”, mes Amerikës dhe Shqipërisë, është libri i parë i Elona Guxholli Kola, i cili zuri vend në stendën e shtëpisë botuese Neriada në Panairin e Librit, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Jetesa mes dy vendeve, mes dy kulturash, dy botësh të ndryshme në të gjitha aspektet dhe të kuptuarit e koncepteve dhe vlerave humane, si: liria, individualizmi dhe kolektivizmi, lumturia dhe dashuria, vijnë të shtjelluara me shumë finesë nga autorja.

“Here and There”, tregon kujtimet nga eksperienca e Elonës, kur ajo dhe bashkëshorti i saj shkuan për herë të parë në Amerikë në vitin 1993 dhe pastaj u rikthyen sërish në Shqipëri në 2007, bashkë me familjen e tyre. Me një gjuhë të pasur dhe të paharrueshme, autorja tregon shqetësimet moderne të qytetarëve të botës që jetojnë në një vend të huaj. Përmes kërkimeve dhe analizësh, ajo vendos krah për krah vlerat socio-kulturore, të kombinuara me vëzhgimet e saj, ajo jep një perspektivë relative interesante.

Eshtë një libër mbi vlerat dhe konceptet amerikane dhe shqiptare të gjithçkaje; kulturën, jetën, kapitalizmin, politikeë, artin, marrëdhenien njerëzore, perceptimet tona si njerëz për modernen dhe historiken, çdo gjë që i dha forme së sotmes në shumë drejtime edhe në vende jashtë Amerikës dhe Shqipërisë. Libri ilustrohet me shembuj nga jeta amerikane në përgjithësi dhe jeta e autores në të dy vendet, letërsia, historia, politika, arti dhe gjithçka që mbetet akoma si një pikë debati apo adhurimi, humori dhe mendimi serioz për Amerikën dhe Shqipërinë.

Mbi autoren

Elona Guxholli e ka ndarë kohën e saj mes dy vendeve, Shqipërisë dhe SHBA-ve.  Ajo ka treguar një interes të lartë si një shkrimtare e pavarur dhe kërkuese për temat socio- kulturore dhe antropologjike. Ajo ka publikuar artikuj mbi temat sociale dhe ekonomike, në revista lifstyle dhe biznesi, si dhe ka një eksperiencë të gjatë si përkthyese, konsulente gjuhësore dhe redaktuese, në të dyja gjuhët. Ka mbajtur edhe detyra të ndryshme në lidhje me çështje shoqërore e arsimore, për Departamentin e  Shtetit dhe qeverinë shqiptare. Edukimi i saj është në financë, ndërsa “Here and There”, është libri i saj i parë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1224630,1224631"]

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH