Një ngjarje paksa e pakuptueshme ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës pasi një pacient është kapur me një mjet shpërthyes me vete.
Sipas zëdhënësit të këtij institucioni shëndetësor, Naim Sahitit, qëllimi i pacientit nuk ishte shpërthimi i mjetit.
“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personeli që ka një mjet shpërthyes në xhep e ka lajmëruar Policinë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk dimë arsyen pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka qenë të marrë trajtim… Policia është duke u marrë me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, tha ai.