Polis

Skandal! UNESCO: Parkut të Butrintit iu hoqën 600 hektarë për ndërtim vilash

Shkruar nga Liberale

Skandal! UNESCO: Parkut të Butrintit iu hoqën 600 hektarë

UNESCO ka publikuar raportin e fundit mbi Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit duke analizuar rreziqet dhe duke kërkuar sërish përcaktimin e kufijve të sitit.

Që në krye, UNESCO (organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë) vëren se katër janë faktorët që mund të ndikojnë mbi Butrintin në vitin 2024: ndërtimet, aktivitetet e jashtëligjshme, ndikimi i turizmit dhe plani i menaxhimit ose sistemet e menaxhimit.

Misioni Këshillimor në pronën e Trashëgimisë Botërore nga 26-28 tetor 2022, mbi cenueshmërinë e vlerës së jashtëzakonshme universale të pronës (së Butrintit) dhe konfirmimin e heqjes së 600 ha nga Parku Kombëtar, e cila nuk ishte njoftuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe përbënte ndryshim në regjimin e mbrojtjes së një pjese të ndjeshme të zonës buferike të pronës”, thuhet që në fillim të raportit.

Në vijim, raporti i Unesco-s vëren se “Plani i menaxhimit përfshin themelimin e një fondacioni dhe menaxhimin e ardhshëm të zonës A3(zona arkeologjike) pas një periudhe kalimtare.

Sipas dokumentit, UNESCO mirëpret rolin mbikëqyrës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë pronën Pasuri Botërore, por duke nënvizuar kërkesat urgjente.

Sqarimi i kufijve të pronës dheiI zonës së mbrojtur është urgjent veçanërisht në këtë kontekst. Sqarimi urgjent kërkohet mbi si do të menaxhohen e konservohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga harta e A3(zona arkeologjike) që do të administrohet nga Fondacioni I Butrintit”, thuhet në raport.

Raporti I UNESCO-s shpreh keqardhje që  ky sqarim i kufijve të pronës dhe zonës së mbrojtur, që pritet që nga 15 shkurti i vitit 2023, është ende në pritje.

Kjo është veçanërisht urgjente në  kontekstin e fundit, duke pasurt parasysh që misioni i vitit 2022 konfirmoi që afërsisht 600 ha janë hequr nga Parku Kombëtar afër Ksamilit ku një komleks rezidencial po ndërtohej në atë kohë dhe kjo tokë, shtrihet në Buffer zonë- zonë e mbrojtur, e aprovuar në vitin 2007. Rregullorja e zonave të mbrojtura dhe përdorimi i gjithë zonave të Parkut Kombëtar duhet të sqarohen në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe funksionin e zonës së mbrojtur”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, raporti ndalet edhe projektet zhvillimore që janë planifikuar, siç është edhe Qendra e Vizitorëve, duke e parë atë edhe në kontekstin e peizazhit.

Kjo kërkon gërmime arkeologjike”, thuhet mes të tjerash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH