Aktualitet

"Nuk përbën më rrezik", Trumpit i mundësohet kthimi i llogarive në Facebook dhe Instagram

Shkruar nga Liberale
"Nuk përbën më rrezik", Trumpit i mundësohet

Ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i është mundësuar kthimi i llogarive në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Lajmin e ka bërë të ditur kompania Meta, duke lajmëruar dhënien fund të pezullimit dyvjeçar.

Përmes një deklarate, Nick Clegg, president i Meta-s për çështje të jashtme, ka thënë se publiku “duhet të mund të dëgjojë çfarë thonë politikanët”.

Vendimi për pezullim të llogarive do të përfundojë “në javët në vijim”, ka thënë gjiganti i platformave sociale.

Trumpit i ishte pezulluar qasja në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar, pas trazirave në Kongresin amerikan më 2021.

Clegg ka thënë se kompania ka vepruar pas “lëvdatave” të Trumpit “për njerëzit e përfshirë në trazira”.

“Pezullimi ka qenë vendim i jashtëzakonshëm, që është marrë në kushte të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se në gjetjet e fundit është kuptuar që llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike. Trump, ndërkohë, ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, duke thënë se Facebook ka humbur “miliarda” dollarë, pasi ka bllokuar “presidentin tuaj të preferuar, mua”.

Lajmi se Trumpit i është kthyer qasja në llogari, është kritikuar nga demokratët dhe disa aktivistë, të cilët kanë thënë se Trump mund të shfrytëzojë sërish llogaritë e tij për të shpërndarë pretendime të rreme.

Twitter, po ashtu, ikishte bllokuar qasjen e Trumpit pas trazirave në Kongres. Në nëntor të vitit të kaluar, shefi i ri i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar për heqjen e ndalesës ndaj Trumpit, pas publikimit të një ankete në këtë platformë.

Trump nuk është kthyer në Twitter, duke thënë se “nuk shoh arsye për të vepruar ashtu”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH