Një tjetër gjyqtar është larguar prej ditës së sotme nga sistemi i drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.
Arsyeja e paraqitur nga trupa gjykuese, është problemi i gjyqtarit me pasurinë. Shehu nuk deklaroi ndërtesën e tij trekatëshe në Kukës./Gazeta Liberale