Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar në Facebook, se më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023. Aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.
“Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA.
Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti. Kjo është adresa që do të jetë në dispozicion të të interesuarve. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/