Aktualitet

Në Korçë temperaturat -11 gradë, probleme me rrugët e fshatrave

Shkruar nga Liberale
Në Korçë temperaturat -11 gradë, probleme me rrugët e

Në qarkun e Korçës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëborë, por temperaturat kanë qenë në vlera negative, -11 gradë. Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar të dhënave nga Emergjencat Civile raportoi për “BalkanWeb” se kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht.

Nga Bashkitë po vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse të fshatrave me Qendrat e Njësisë Administrative.

Rrugët e pahapura:

Në bashkinë Korçë të pahapura janë rrugët lidhëse të fshatrave në NJ.A të Lekasit, dhe disa fshatra në NJ.A të Vithkuqit.

Në Bashkinë Pogradec fshatrat e NJA të Trebinjës dhe Proptishtit.

Në Bashkinë Kolonjë fshatrat e NJA Barmash, zona e Shëmtirit dhe Piskalit.

Në Bashkinë e Maliqit disa fshatra të NJA Gorë.

Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të abonentëve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH