Kronikë

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet pas 3 vitesh kërkim 60-vjeçari në Fier

Shkruar nga Liberale
Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike,

Një 60-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Renato Bego, i cili 3 vite më parë ishte dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, pasi iu gjetën dhe u sekuestruan reth 100 kg kanabis në proces tharje dhe 165 bimë kanabisi.

Njoftimi i Policisë Fier:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60-vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH