Sport

Ndahet nga jeta kampionia e mundjes, në moshën 30-vjeçe

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta kampionia e mundjes, në moshën 30-vjeçe

Mundësja Sara Lee ndahet nga jeta në moshën 30 vjeçare. Njoftimi që tronditi botën e mundjes amerikane është bërë nga nëna e mundëses së re. Sara la burrin e saj, yllin e WWE-së , Wesley Blake (emri i vërtetë Cory Weston) dhe tre fëmijët e tyre.

Sara Lee njihet për publikun e gjerë jo vetëm si mundëse profesioniste, por edhe si fituese e edicionit të gjashtë të eventit WWE, Tough Enough. Nëna e 30-vjeçares shkroi në Facebook: "Me një zemër plot dhimbje deshëm të njoftojmë se Sara jonë iku për të qenë pranë Zotit. Ju kërkojmë të respektoni zinë e familjes sonë . "

Shkaku i vdekjes së Sarës nuk është konfirmuar. Së fundmi duket se nëna e re po luftonte me një sëmundje të rrallë në gjoks. Sara kishte deklaruar pak ditë më parë se e kishte mposhtur sëmundjen dhe se ndihej mirë. Në njoftim ajo iu drejtua drejtpërdrejt 102 mijë ndjekësve të saj në Instagram: “Jam e lumtur që jam sërish mirë dhe kam ardhur në palestër për dy ditë radhazi ” . Llogaria zyrtare e WWE në Twitter bëri gjithashtu homazh për yllin e ndjerë, duke e quajtur atë një "frymëzim për shumë njerëz". Një zëdhënës shkroi: " WWE është e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e Sara Lee . "/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH