Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se 605 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa tashmë në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID-19.
"Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive", tha Rovena Daja nga ISHP. /Gazeta Liberale