Aktualitet

MSH: Asnjë humbje jete, 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
MSH: Asnjë humbje jete, 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 13 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4051

Testime totale 847,490

Raste pozitive 132,629

Raste të shëruara 130,061

Raste Aktive 112

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 48

Fier 11

Vlorë 11

Elbasan 10

Korçë 8

Shkodër 7

Durrës 7

Lezhë 6

Kukës 2

Gjirokastër 2

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH