Aktualitet

MOTI I DITËS: Reshje shiu dhe dëbore në zonat verilindore

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Reshje shiu dhe dëbore në zonat verilindore

Këtë të diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH