Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, por temperaturat vijojnë të ulen, e marta rikthen reshjet e shiut

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjellime në të gjithë vendin, por

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijim.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë dje -3°C, ndërsa temperatura maksimale ishte 16°C në Sarandë.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm me mbizotërim të kthjellimeve.

Situata ndryshon ditën e Martë dhe të Mërkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta. Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje.

Ditën e Enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqendruara në jug të vendit, ndërsa ditën e Premte ndërprerje të reshjeve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH