Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka reaguar për situatën në veri, duke thënë se nuk është aspak e pranueshme ajo që po bën pala serbe.
Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ajo është shprehur se Serbia duhet të ndëshkohet për aktet kriminale dhe se e gjithë bota duhet t' i thotë "stop."
"Si njerëzit janë plot nxehtësi edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike.
Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë”, shkroi Taraku.