Aktualitet

Meta: Zgjedhjet e 25 prillit, më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë

Shkruar nga Liberale
Meta: Zgjedhjet e 25 prillit, më të rëndësishme në 100

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka theksuar se një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë, duke shtuar se nuk duhet që të lejojmë që autoritarizmi të bëjë një hap përpara.

Në një instervistë, Kreu i Shtetit u shpreh se “kam fituar në çdo betejë me mazhorancën dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.”

Më tej Meta deklaroi se ai nuk priste që në Shqipëri të mbaheshin zgjedhje të standardeve daneze “ne një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit.”

"Kam fituar në çdo betejë me mazhorancën dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias. Nëse do kishim patur Reformë dhe jo Ramaformë në Drejtësi, autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës nuk do të ishin sot kandidate për deputetë në Vlorë, në Tiranë, ne Durrës apo edhe ne Dibër.

Nuk pres te kemi zgjedhje të standardeve daneze në një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend që te gjithë shqiptaret e dine se çfarë përfaqëson.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jete në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë", u shpreh Meta..

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH