Aktualitet

Meta zbulon skenarin që fshihet pas lirimit të Alqi Bllakos nga burgu

Shkruar nga Liberale
Meta zbulon skenarin që fshihet pas lirimit të Alqi Bllakos nga burgu

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se, kjo u bë për të shmangur vëmendjen nga banda e inceneratorëve, duke inskenuar lirimin e një prej të dënuarve me një arsyetim absurd.

“Kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga banda e inceneratorëve duke inskenuar lirimin e një prej të dënuarve me një arsyetim absurd. Unë kam një pyetje. Sa qytetarë në këtë vend janë burgosur për mospagimin e faturave të energjisë apo se kanë ndërtuar një dritare pa leje? Ato nuk kanë fëmijë, për t'i mbajtur apo trajtuar. Ndoshta ata nuk kanë as mundësi dhe të ardhura. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama. Drejtësi me regji. Drejtësia nuk veproi kurrë ashtu siç duhet të vepronte. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë me urdhër të Edi Ramës. Dhunon qytetarët e thjeshtë dhe merr në mbrojtje shkaktarët e dëmeve më të mëdha. Afera e inceneratorëve vërtetë është 430 mln euro. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës.”, tha Meta.

Kujtojmë se Bllako tashmë është vendosur në arrest shtëpie. Ai u arrestua në prill të këtij viti dhe u la në qeli, pasi dyshohej se ka përfituar rreth 15 milionë lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se, deputeti Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit me vullnet të lirë. Në atë kohë, ai u shpreh se, hoqi dorë nga imuniteti që i jepte mandati i deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH