Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta ka dalë sërish këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për gjendjen ku ndodhet vendi ynë.
Ish-presidenti e ka quajtur një hajdut të pamëshirshëm, duke thënë se nuk është i paaftë, por punon vetëm për të vjedhur.
“Mjafton vetëm afera e Inceneratorëve, por ende nuk është bërë asgjë… Ka plaçkitje , vjedhje, borxhe, Ai fundin e ka të qartë ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsioni. Edi Rama në vend të parë të dyte e të tretë. Një vjedhës i pamëshirshëm. Nuk vjedh vetëm me forma të gjallësh, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij që nuk ka lidhje me socialistët janë marrë peng, që më vjen keq për ta. Ky është mjeshtër për të korruptuar, kapur e shantazhuar dhe përçarë. Ndaj i ka katandisur siç janë sot. AI ecën me shpejtësi korrupsion korrupsion”, tha Meta.
Ish-presidenti shkoi edhe më tej, duke thurur skenarin e largimit të tij nga vendi, duke mos mbajtur përgjegjësi për asgjë.
"Merr helikopterin dhe ikën dhe na e lë neve fajin. Justifikohet me kartelën psikiatrike sepse ai e ka një të tillë. Ia ka publikuar edhe Mero. Dhe përdor pastaj si justifikim kartelën", tha ndër të tjera Meta.