Presidenti Ilir Meta ka renditur disa faktorë, që sipas tij jo vetëm kanë bllokuar hapjen e negociatave, por edhe kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin.
Ashtu si edhe kryedemokrati Lulzim Basha, Meta i referohet shifrave të një kronike të “Zërit të Amerikës” ku thuhet se javën e fundit në vend kishte një rritje me 15% e shifrave të reja të të infektuarve dhe ulje e lehtë e testimeve, teksa shton se është tani koha e bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë.
Postimi i plotë
Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.
Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani.