Aktualitet

Meta flet pas shtrëngimit të duarve me Yuri Kim: Asnjë problem mes nesh

Shkruar nga Liberale
Meta flet pas shtrëngimit të duarve me Yuri Kim: Asnjë problem

Konferenca me temë “Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”, bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim. E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë.

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se trafikantët synojnë personat me vështirësi ekonomike, ndaj kërkon që të trajnohen policët dhe prokurorët për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit.

“Në të gjitha raportet vërehet se viktimat e trafikimit janë nga 18-24 vjeç, pra në kulmin e rinisë. Synimi i trafikantëve janë personat me vështirësi më të mëdha ekonomi sociale, emigrantët e parregullt, personat e dëshpëruar për punë, që bien viktimë e trafikimit për shkak të nevojës për mbijetesë. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorëve, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit", tha Meta.

Ambasadorja amerikane ka shtrënguar duart me presidentin dhe e ka falenderuar për aktivitetin. “Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA.

I pyetur se kush e hodhi hapin për dhënien e duarve, Meta tha se nuk ka asnjë problem mes tyre.

“Asnjë problem përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH