Politikë

Me bukë misri dhe kos, deputeti “hap oreksin” e kolegëve, kërkesa që fshihej pas protestës simbolike në nisje të seancës plenare

Shkruar nga Liberale
Me bukë misri dhe kos, deputeti  “hap oreksin” e kolegëve,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka zgjedhur këtë herë të shkojë me bukë misri dhe me kos në seancë plenare.

Ai zgjodhi ushqimet si simbol për të kërkuar rritjen e pensioneve.

Deputeti demokrat u shpreh para gazetarëve se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë lekë të vjetra, 42 mijë lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe 63 mijë lekë të tjera për të blerë bukë misri e kos.

30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj. Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë.

Të tjerat janë vetëm për letër higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, u shpreh Saimir Korreshi para nisjes së seancës parlamentare.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH