Kronikë

Me armë tentuan të grabisin postën, shqiptari dhe një napolitan në pranga

Shkruar nga Liberale
Me armë tentuan të grabisin postën, shqiptari dhe një

Një 30-vjeçar shqiptar me banim në Firence dhe një 46-vjeçar napolitan përfunduan në pranga pasi grabitën stafin e Postës Italiane në via Porrettana.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, pak pas hapjes së zyrave, kur dy grabitësit, me fytyrat e mbuluara nga një kapuç dhe të armatosur, kanë hyrë në ambientet e kompanisë me qëllim zbrazjen e kasafortës.

Në pamundësi, ata u larguan në këmbë me 1450 eurosh para të gatshme të cilat i morën nga arka. Të gjurmuar nga policia, dy kriminelët u arrestuan dhe u dërguan në burg , me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës.

https://youtu.be/HhQ9dAuDpaA?t=46

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH