Aktualitet

Mbulohet me mister vdekja e 12-vjeçares shqiptare, prindërit e saj ngrenë dyshime

Shkruar nga Liberale
Mbulohet me mister vdekja e 12-vjeçares shqiptare, prindërit e saj

Babai i 12 vjeçares shqiptare kërkon nga hetuesit të vlerësojnë të gjitha hipotezat, por më e mundshme deri tani është vetëvrasja. Ai thotë se ndoshta një lojë përfundoi keq, por edhe ai dhe e ëma e vajzës duan të dinë se dikush mund ta ketë shtyrë drejt vrasjes apo e ka vrarë.  Do të jetë autopsia që do të shpjegojë shkakun, ndërsa në trupin e vajzës nuk janë gjetur shenja dhune.

Prokuroria Publike e Trevisos po heton vdekjen e 12- vjeçares shqiptare, ngjarje që ndodhi të premten e kaluar në kopshtin e saj, në Conegliano. Babai i saj pas ngjarjes kërkon të vërtetën për tragjedinë që goditi familjen e tij.

Në dosjen e Prokurorisë Publike për momentin nuk ka asnjë krim konkret apo të dyshuar. Hetuesit, si hipotezë kryesore, mendojnë vetëvrasjen. Një gjest vullnetar, ndoshta i motivuar nga një depresion i rëndë pas transferimit të vajzës dhe familjes së saj nga Shqipëria në Itali, që ndodhi disa muaj më parë. Një humor i zymtë që as fillimi i shkollës dhe njohja e miqve të rinj nuk kishin mundur ta largonin.

Pasditen e së premtes vajza ishte në shtëpi me familjen e saj. Ajo doli në kopsht për të luajtur me vëllain e saj të vogël dhe një mik tjetër. Trupi i saj u gjet i pajetë pranë një peme. "Dua të di të vërtetën - tha babai - nëse është një lojë që përfundoi keq apo nëse njerëz të tjerë erdhën këtu dhe lënduan fëmijën tim. Ajo ishte e lumtur dhe pastaj nuk kishte telefon. Unë nuk akuzoj askënd , por dua të vërtetën”, shprehet i ati i vajzës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH